Privacy Policy
1. Hyrje
PIPOS SH.P.K. është e përkushtuar për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat personale të përdoruesve të faqes sonë pipos.org dhe shërbimeve tona.
Kjo Politikë e Privatësisë është hartuar në përputhje me Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rregullon mënyrën se si mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat personale.
Politika zbatohet për të gjitha shërbimet tona, përfshirë:
- faqen e internetit
- anketat dhe hulumtimet
- aplikacionet dhe platformat
- komunikimin me klientë dhe partnerë
2. Të dhënat që mbledhim
Ne mund të mbledhim këto kategori të të dhënave:
a) Të dhëna që ju i jepni vetë:
- Emri dhe mbiemri
- Email-i dhe numri i telefonit
- Pozita profesionale / organizata
- Përgjigjet në anketa dhe fokus grupe
- Çdo informacion që na dërgoni përmes formularëve apo emailit
- Data dhe koha e vizitës
3. Si i përdorim të dhënat
Të dhënat tuaja përdoren për:
- Ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve tona
- Realizimin e hulumtimeve dhe analizave
- Komunikim me klientë dhe përdorues
- Përgatitjen e raporteve dhe statistikave
- Përmbushjen e obligimeve ligjore
Në kuadër të projekteve kërkimore, të dhënat përdoren kryesisht në formë të agreguar dhe anonime.
4. Ndarja e të dhënave
Ne nuk i shesim të dhënat tuaja personale.
Mund të ndajmë të dhëna vetëm në këto raste:
- Me klientë dhe partnerë të projektit (në formë anonime ose sipas marrëveshjes)
- Me ofrues shërbimesh (p.sh. IT dhe hosting)
- Kur kërkohet nga ligji
5. Siguria e të dhënave
PIPOS aplikon masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat nga:
- qasja e paautorizuar
- humbja
- keqpërdorimi
- manipulimi
Të gjitha të dhënat trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me standardet profesionale të industrisë.
6. Ruajtja e të dhënave
Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për:
- qëllimet e projektit
- kërkesat ligjore
- analizat dhe raportimin
7. Të drejtat tuaja
Në përputhje me Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju keni të drejtë të:
- kërkoni qasje në të dhënat tuaja
- kërkoni korrigjim të tyre
- kërkoni fshirje (kur është e aplikueshme)
- kufizoni ose kundërshtoni përpunimin e të dhënave
8. Cookies
Faqja jonë nuk përdor cookies apo teknologji gjurmimi.
9. Lidhjet me palë të treta
Faqja jonë mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera. PIPOS nuk mban përgjegjësi për politikat e privatësisë të këtyre faqeve.
10. Ndryshimet në politikë
Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here. Versioni i fundit do të publikohet në këtë faqe.
11. Kontakt
Për çdo pyetje lidhur me privatësinë:
PIPOS SH.P.K.
Email: info@pipos.org
Website: www.pipos.org